Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të enjte në Këllëz të Gjirokastrës, ku një 72-vjeçar i vuri flakën gruas së tij. Kjo e fundit kishte ardhur nga Greqia pak ditë më parë.

 

“Vizion Plus” mëson se autori, Panajot Janaqi është në një konflikt për motive pronësie me të vëllanë. Dyshohet se gruaja e 72-vjeçarit kërkonte të vizitonte kunatin dhe të sqarohej me të për çështjen e pronësisë, por u pengua me forcë nga bashkëshorti i saj, i cili e dogji me benzinë.

 

Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Lëndime të lehta ka pësuar edhe autori i kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *