Policia e Tiranës ka vënë në pranga çiftin e bashkëshortëve, F,Gj 34 vjeç dhe A.N 32 vjeçe.

 

Policia njofton se 34 vjeçari ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në sy të fëmijëve, ndërsa 32 vjeçarja e ka qëlluar me thikë.

 

Si pasojë e kësaj, bashkëshorti ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *