E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Burrel – Skuraj, rruga mbulohet nga gurët

Ilustrim · Vizion Plus

Rruga nacionale Burrel – Skuraj vijon të jetë një rrezik i madh për drejtuesit e mjeteve. Segmenti më problematik mbetet ai nga Ura e Ulzës deri tek tuneli i Shkopetit ku ka rënie masive të gurëve dhe dherave.

 

Reshjet e dendura të shirave të rëna dy ditët e fundit kanë shtuar problemet, pasi aksit i ka mbaruar edhe kontrata e mirëmbajtjes.

 

Janë drejtuesit e mjeteve që denoncojnë gjendjen skandaloze të kësaj rruge e mbushur me gurë, ndërsa nuk ka asnjë person që ta pastrojë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh