Subscribe

Një banesë u shkrumbua plotësisht mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen e re të qytetit të Burrelit.

Flakët dogjën gjithçka kishte brenda në banesë pavarësisht ndërhyrjes nga shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Matit. Familjarët tregojnë se flakët kanë nisur nga çatia e më pas janë përhapur kudo, për shkak se çatia ishte me konstrukt druri.

Në momentin e rënies së zjarrit një nga vajzat e familjes ka qenë në gjumë, ndërsa është shpëtuar nga xhaxhai i saj.

Trëndafile Frisku thotë se ajo vetë nuk ishte në banesë në momentin e rënies së zjarrit, ndërsa kur ka ardhur ka parë që gjithçka kishte brenda ishte shkrumbuar totalisht.

Kryefamiljarja Trëndafile Frisku shprehet se ndërhyrja me zjarrfikëse ka qenë e shpejtë por ka qenë e pamundur të shpëtohet djegia e banesës pasi flakët ndihmoheshin edhe nga era e fortë.

Ajo iu bën apel të gjitha instancave shtetërore, OJF-ve dhe kush ka mundësi ta ndihmojnë pasi ka mbetur në qiell të hapur në stinën e ftohtë të dimrit.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkandijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet. Po ashtu, specialistët e Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Mat, kanë nisur punën për të bërë bilancin e dëmit të shkaktuar./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *