E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Burrel, policia merr në mbrojtje KZAZ 16

Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan lirimin e ambjenteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, policia e shtetit ka nisur ruajtjen e ambjenteve.

Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është vendosur pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa” ne Burrel.

Disa efektiv të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente te KZAZ 16.

Problemet e para mes bashkive ku drejton opozita dhe KZAZ-ne kane nisur te reflektohen teksa ne Kavaje disa punonjes bashkie u arrestuan pasi hoqen listat e zgjedhesve nga shkolla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë