Subscribe

Nga Burreli, ku ka vijuar turin e takimeve me strukturat e partisë ne atë qe cilësohet si evidentim i problemeve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka saktësuar dhe njëherë se partia e saj dhe opozita, po bëhen gati për zgjedhje, por për ato te parakohshme.

 

“Për zgjedhje të përgjithshme parlamentare të cilat duhet të rikthejnë parlamentin në shina kushtetuese.”

 

Duke u ndalur tek ndërkombëtaret, Kryemadhi kishte dhe një mesazh për ta.

 

“Ambasadorët ikin dhe vijnë ne i kemi vlerësuar më shumë seç duhet, sigurisht që ka pas ambasadorë që kanë pasur ndikim shumë të madh në momente historike për Shqipërinë në momente udhëkryqi, por ajo që unë them dhe mendoj se është e rëndësishme është se ambasadorët nuk janë zot të Shqipërisë, ato vijnë dhe ikin I shërbejnë vendeve të tyre nuk janë ambasadorët e Shqipërisë, pasi ikin ato nuk kthenen më.”

 

E ne fund, kryetarja e LSI i beri thirrje te gjithë qytetareve qe ti bashkohen protestës se 13 Prill, e cila sipas saj do te jete shume me e madhe se ajo e 16 marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *