E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Burrë e grua e kishin kthyer shtëpinë në fermë kanabisi në Shkodër, kapet 42-vjeçarja, por jo partneri

Këto janë momentet kur policia e Shkodrës zbulon një laborator droge në fshatin Jeran.

 

Reklamë

Laboratori, i cili shërbente për kultivimin e kanabisit, ishte ngritur në bodrumin e banesës së 55-vjeçarit Gjovalin Vuksanaj, i cili u shpall në kërkim. Ndërkohë u arrestua bashkëshortja e tij, Mariana Vuksanaj, 42-vjeç.

 

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

 

Si prova materiale u sekuestruan 139 kg kanabis, 132 fidanë narkotikësh të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, pajisje të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e drogës nëpërmjet llambave elektrike si dhe 1 automjet.

 

Gjithashtu, gjatë aksionit, në këtë banesë u konstatua dhe në lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Ndaj çiftit Vuksanaj rëndojnë veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Më shumë video

Reklamë