E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Burrat do bëjnë punët e shtëpisë”/ Rama: Nesër gratë dhe fëmijët mund të dalin lirisht

Edhe këtë të diel, nënat bashkë me fëmijët e tyre, deri në 10 vjeç do të lejohen që të dalin deri në orën 11:00 .

Njoftimi u publikua mbrëmjen e kësaj të shtune nga vetë kryeministri Edi Rama në “Facebook”, i cili iu drejtua burrave për të dhënë kontributin e tyre në punët e shtëpisë dhe gatim.

Reklamë

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, shkruan Rama.

Ashtu sikundër ndodhi  javën e kaluar, edhe këtë të shtunë, pensionistët u lejuan që të dilnin dhe të kalonin kohë jashtë ambienteve të shtëpisë duke u përpjekur që të ruanin distancat sociale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë