Subscribe

Përdorimi i mjeteve lundruese është pjesë e argëtimit turistik. Por per te lundruar, duhet të trokasësh në një sërë zyrash të administratës publike, të cilat jo vetëm që të vonojnë, por zbehin dëshirën për t’i përdorur këto mjete.

 

Janë tre institucione: administrata e portit, kapitaneria si dhe policia kufitare, që duhet të japin miratim sa herë që do të duhesh të lundrosh, një procedurë kjo që vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve të autoriteteve shtetërore.

 

Pas këtyre burokracive në fakt stimulohet korrupsioni. Ata qe i posedojnë, por edhe turistët e huaj qe zgjedhin brigjet shqiptare, u duhet të paguajnë nën dorë për të vijuar me lundrimin.

 

Ndërsa sa i përket motorëve të ujit, fatkeqësish në vendin tonë përdoren nga njerëz që s’kanë trajnimin e duhur për përdorimin e tyre, duke u bërë shkak edhe për tragjedi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *