Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Burokracia gjermane vështirëson ardhjen e punëtorëve

11 Qershor 13:31

Gjermania synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga shumë vende të botës. Edhe nga India. Por kur vjen puna tek vizat, kuptohet se sa i nevojshëm është lehtësimi i burokracisë dhe formaliteteve të udhëtimit.

 

Për Harshad Dev nga qyteti milionësh në Indi, Nasik nuk ishte e lehtë të merrte vizën për në Gjermani, kjo që para pandemisë në vitin 2018. Zhvilluesi i softuerëve duhet të bënte një herë njohjen e diplomës bachelor të kryer në Indi për informatikë, që të mund të vinte të punonte në Gjermani. Atij i duhej të siguronte një vërtetim që punëdhënësi i tij do ta merrte në punë si qytetar nga një vend jashtë BE. Por më e vështirë ishte marrja e një orari për një intervistë për të bërë aplikimin për vizë në ambasadën gjermanen në Nju Delhi.

 

“Nuk kishte orare të lira për muaj me radhë”, rrëfen Harshad . “Pas disa javësh arrita ta marr një orar, sepse dikush kishte refuzuar papritur.” Nga viti 2018 Harshad Dev punon dhe jeton i lumtur në Berlin. “Në Berlin kishte shumë punë për njerëz si unë në sektorin e IT-së”. thotë Harshadi, që kishte planifikuar të largohej për në SHBA. “Por Gjermania është tani për mua Amerika e re.” 31 vjeçari u shpjegon forcave të kualifkuara në Indi në një kanal në YouTube se çfarë dokumentash duhen dhe cilat janë rrugët e ardhjes në Gjermani.

 

Gjermania ka nevojë për më shumë fuqi punëtore

 

Mungesa e fuqisë punëtoreështë një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane. “Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende pune”, ka thënë kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, DIHK, Achim Dercks. “Kjo i përket një vëllimi prej 100 miliardë eurosh në potencialin për krijimin e vlerës së punës.” Edhe ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil e quan të nevojshme tërheqjen masive të fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë BE në vitet e ardhshme. “Ne kemi nevojë deri në vitin 2035 për rreth shtatë milionë forca të kualifikuara punëtore shtesë,” ka thënë Heil. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz premtoi në vizitën e tij në Indi, që të përshpejtojë ardhjen e fuqisë punëtore nga India në sektorin e IT-së.

 

Por realiteti është ndryshe. Denise Eichhorn nga Dhoma e Tregtisë Gjermano-Indiane në Mumbai mbështet ardhjen e forcave të kualifikuara nga India në Gjermani. Njohja e diplomave akademike të Indisë në Gjermani si rregull bëhet shpejt, thotë ajo. Komplikime ka tek shkollimet profesionale dhe profesioni i infermierisë. “Njohja e certifikatave bëhet me një tarifë 400 deri në 800. Këtë shumë nuk e ka çdokush. Dhe jo çdokush është gati të investojë këtë shumë, as punëdhënësit gjermanë”, thotë ajo. Eichhorn kërkon që tarifat të ulen.

 

Vendet në fokus për tërheqjen e fuqisë punëtore

 

Sipas Agjencisë Federale të Punës aktualisht ka 100 vende të lira për 33 punonjës të kualifikuar të kujdestarisë shëndetësore. Kemi të bëjmë me një mungesë të dukshme të infermierëve, sipas Agjencisë Federale. Krahas Indisë, edhe Indonezia, Meksika, Kolumbia, Vietnami, Filipinet, Maroku, Tunizia, Egjipti si edhe Brazili janë vendet kryesore në fokus të Gjermanisë për tërheqjen e fuqisë punëtore. Por kjo nuk ndihmon aspak, nëse nuk lehtësohen procedurat e marrjes së vizës, thonë shumë politikanë gjermanë.

 

Frank Müller-Rosentritt (FDP) është zëvendësdrejtues i grupit parlametar Gjermani-Indi në Bundestag. Gjermania perceptohet në Indi si “vend i progresit dhe mirëqenies”, thotë ai. “Por ndërkohë ëndrrat për Gjermaninë plasin si flluskë sapuni në momentin kur studentët nga India vijnë në kontakt me autoritetet gjermane”, thotë ai për gazetën gjermane. “Ëelt”. Ata konfrontohen me procese analoge, bëjnë kërkesa dhe presin shumë muaj për një përgjigje, thekson Müller-Rosentritt, dhe kërkon përshpejtimin e procedurave. Ndryshe Gjermania do të humbasë në konkurrencën botërore për tërheqjen e talenteve dhe studentëve në degë të caktuara./ DW

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Burokraci fuqia punetore Gjermani

Nga e njëjta kategori

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i viktimës: Kemi një person në burg për këtë histori

më shumë...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin pamjet nga ngjarja në Shkodër

më shumë...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë

më shumë...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i afërmi i viktimës ekzekutoi 20-vjeçarin pasi i kërkoi dorën e vajzës (HISTORIA)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.