E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Burimet shtetërore në fushatë

Reforma zgjedhore ka hyre ne fazën e gjetjes se zgjidhjeve ne lidhje me problematiken e përdorimit te burimeve shtetërore ne fushatën elektorale. Ekspertet ndërkombëtare kane sjelle eksperiencën e tyre duke vene ne dukje se ky është një fenomen qe haset nga Rusia deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

 

Sipas ekspertet se Këshillit te Evropës Elena Panfilova problematika e ushtrimit te pushtetit për te siguruar një pozicion te favorshëm ne zgjedhje përfshin jo vetëm fondet shtetërore por edhe infrastrukturën apo edhe median; pasi është çështje e demokracisë dhe kapjes se shtetit

 

Reklamë

“Unë kam pasur një rast kur Ministri i Brendshëm i një vendi ishte figura drejtuese në fushatë e një partie. Ai shkoi në universitetin e policisë në vendin e tij, premtoi rritje pagash prej 20% dhe kjo u transmetua në televizione. Pra kemi median, institucionet, burimet financiare; 3 në 1”.

 

Ndërsa eksperti i IFES, Ohman ndaloi tek problematika e presionit mbi administratën.

 

“Ka nevojë për përpjekje të qarta nga autoritetet për të parandaluar presionin mbi punonjësit e administratës publike”.

 

Administrata publike ka qene edhe shqetësimi i PD, dhe bashkëkryetari i Komisionit te Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka theksuar se partitë premtojnë vende pune për te siguruar avantazh ne zgjedhje. Ndërkohë qe homologu socialist Bledi Cuci solli eksperiencën e 2017 kur opozita mori gjysmën e qeverise si një përpjekje pozitive për te shmangur keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

 

Këto tryeza konsultimi  kane shërbyer për te vendosur pistat ku duhet te ece komisioni i reformës zgjedhore dhe ne muajin korrik pritet qe te nise hartimi i ndryshimeve ligjore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë