E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Burg vrasësit të parukieres Alfred Nikolli

”Jam i tronditur”. Kjo ishte fjala e vetme e thënë para trupit gjykues nga Alfred Nikolli, i akuzuar për vrasjen e parukieres Etleva Ndoka në Lezhë, paraditen e së premtes. Nikolli, i cili rezulton me dy emra Alfred dhe Bardhok, mbërriti në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Ai u paraqit i vetëm para trupit gjykues që kryesohej nga gjyqtari Jak Ndoka, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”. Në sallën e gjyqit nuk kishte asnjë familjar të të akuzuarit dhe as të viktimës. Burimet bënë me dije se edhe avokati Aleksandër Përlesi, ka pranuar vendimin e kërkuar nga Prokuroria, duke vlerësuar të drejtë arrestimin si dhe masën e sigurisë me burg. 28-vjeçarja, pronare e sallonit të bukurisë me emrin ‘Eva’, ndërroi jetë në spital pas plagëve me armë zjarri që mori në gjoks. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa Autori u arrestua 5 orë pas krimit në një zone rurale të Mirditës

Më shumë video

Reklamë