Subscribe

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg ish-luftëtarin e ISIS, 29-vjeçari Ervin Duka, i cili u arrestua me tritol në banesën e tij ne Pogradec, dy ditë më parë. Trupi gjykues e cilësoi të drejtë kërkesën e akuzës për arrest me burg, ndaj të riut nga fshati Guras. Vetë i pandehuri nuk pranoi të jepte hollësira për hetimin duke mos folur në sallën e gjyqit. Avokati i të pandehurit Duka, Nezat Tarelli kërkoi nga gjykata një masë më të lehtë sigurie, pasi klienti i tij është i plagosur në këmbë. Duka akuzohet vetëm per mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Në banesën e 29-vjecarit, u gjeten një kallëp tritol si edhe 89 copë fishekë model 54.
Por arrestimi i tij te shtunën u krye nga agjentet e antiterrorit, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndonëse nuk ka prova per lidhje te Dukes me 4 te arrestuarit e dy javeve me pare ne Shkodër, ai po hetohet per aktivitetin e tij jashtë dhe brenda Shqipërisë.
Në këto kushte krimet e renda ia kanë deleguar si kompetencë gjykatës së Pogradecit deri në përfundim të hetimeve. Duka konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi ai se bashku me disa bashkëfshatar të tij, kishin shkuar për të luftuar në Siri ne vitin 2014.
29-vjeçari, u kthye në Shqipëri pasi u plagos në këmbë gjatë luftimeve përkrah grupeve ekstremiste. Fillimisht, ai u mjekua ne Turqi e me tej u mjekua në Larisa te Greqisë me ndihmën e dy vëllezërve që i ka emigrant atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *