Subscribe

“Arrest me burg” ishte masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Tiranës për Fadil Bamin dhe Eduard Gjatën, të cilët u kapën me 5.1 kg heroinë në kryeqytet. Edhe pse u prangosën në kushtet e flagrancës, përsëri të arrestuarit nuk e pranuan akuzën, duke theksuar se e gjithë historia është një sajesë e organit të Prokurorisë, pasi lëndën narkotike e kishin gjetur në ambientin e një lokali nga një person i panjohur. Sipas policisë, Bami dhe Gjata u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Summer 2016” , ndërsa hetimet kanë qenë intensive përgjatë dy muajve të fundit. Ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve dhe Unazës së Re në kryeqytet. Bami dhe Gjata ishin nën vëzhgim, ndërsa u ndaluan në një lokal në brendësi të një kompleksi pallatesh të reja në zonën e ish-parkut në momentin që po kryenin shkëmbimin e shitjen e lëndës narkotike. Ndërkohë në kërkim janë dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë identifikuar. Nga kontrolli i ushtruar në çantën që kishin me vete u konstatuan 10 pako të me lëndë narkotike te dyshuar heroinë. Ndërkohë në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fadil Bami u gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik dhe dy krehëra me fishekë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet tip “Volswagen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *