Subscribe

Gjykata penale e kryeqytetit la në burg 10 personat e arrestuar dje, të akuzuar se shpërndanin drogë, kryesisht pranë shkollave.

 

Ata ranë në prangat e policisë pas disa muajsh hetime përmes audiopërgjimeve dhe blerjeve të simuluara të drogës nga agjentët e infiltruar.

 

Në dosjen hetimore që disponon Vizion Plus tregohet mekanizmi sesi shpërndarësit e drogës vepronin në zona të ndryshme të Tiranës, duke furnizuar nxënës të shkollave si dhe ambiente që frekuentohen nga të rinjtë.

 

Armaldo Xheladini, njëri prej personave që u arrestuan është pronar i një lokali në Tiranë. Ai ka përdorur ambientin e club-it të tij për të shitur kokainë.

 

Në zbatim të skemës se shpërndarjes së lëndëve narkotike janë përfshirë edhe kamerierët , të cilët negociojnë me agjentët e infiltruar për çmimin e një gjysmë grami kokainë, çmim i cili shkon në 4 mijë lekë të rinj.

 

Po aq, nga tabulatet e përgjimit mësohet se shpërndarësit e drogës përdornin kode si pluhur zane, vëlla i madh dhe vëllai vogël, duke referuar kokainës dhe së qe për të kerkuar qesen e kanabisit.

 

Disa prej këtyre personave që sot gjenden pas hekurave janë të skeduar më herët për të njëjtën vepër penale, e cila nëse provohet do t’u kushtojë të pandehurve 5 deri në 10 vjet heqje lirie.

 

Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.

 

Nga ky operacion u sekuestruan, 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë një shumë parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 11 automjete dhe 29 aparate celularë.

 

DO TË QËNDROJNË NË BURG DERI NË FUND TË HETIMEVE:

Jurgen Hasmataj
Altin Lani
Armaldo Xheladini
Dorjano Çela
Fabian Qoku
Muharem Tarushi
Denis Idrizi
Erion Xhaxho
Polikron Shabani
Redi Lolaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *