Subscribe

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 39-vjeçarin Ajas Sulejmanin, i cili përplasi foshnjën 3-muajshe dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës teksa këta të fundit po kalonin në vijat e bardha.

Sulejmani ka dalë këtë të enjte përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka pranuar kerkesen e prokurorisë duke e lënë të riun në burg. Mësohet se gjatë seancës ai ka thënë se ka patur një problem me sistemin e frenimit dhe nuk ka mundur dot që të ndalojë automjetin. Sa i takon faktit që ai ishte nën efektin e drogës, ai e ka mohuar këtë gjë. Ndërkohë pritet që Ajas Sulejmani ti nënshtrohet analizave të tjera për të provuar nëse ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike apo jo.

Ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh në Tiranë, ku 39-vjeçari me automjetin tip G-CLASS kaloi me semafor të kuq dhe përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi bashkë me femijen e tyre 3-muajshe. Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve është ende e rëndë.

Sulejmani është shoqëruar edhe përpara tre javësh në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore për verifikim dhe më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë në vitin 2014 ai ishte në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi në atë kohë akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *