E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Burg shkaktarit të aksidentit në Kamëz

I riu që shkaktoi aksidentin e së dielës mbrëma në zonën e Kamzës do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj Arnold Kolës, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë. Në seancën me dyert të mbyllura, 22-vjecari shfaqi pendese, duke theksuar se aksidenti ndodhi për shkak të sistemit të frenimit. Ai i ka kërkuar falje edhe familjes  së efekti. Avokati i Arnold Kolës, deklaroi se ngjarja ishte aksidentale. 22- vjeçari, djali ish-deputetit socialist Ndue Kola, drejtonte në gjendje të dehur makinën tip fuoristradë “Lexus” në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, kur përplasi furgonin e policisë, që patrullonte në anë të rrugës. Për pasoje mbeti i vdekur efektivi i policisë dhe plagosen dy kolege te tij. Nisur nga numri lartë i aksidenteve me pasoja te renda, ministri i brendshëm  kërkoi ndryshimin e dispozitave ligjore. Sipas Tahirit,  rastet e aksidenteve me vdekje duhet te klasifikohen vepër penale për vrasje rrugore.

 

 

Më shumë video

Reklamë