Gjykata e Krimeve te Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Kanaçin, punonjësin e aeroportit të rinasit i cili u arrestua si pjesë e grupit të Admir Muratajt për supergrabitjen e 9 prillit.

Në seancën e  zhvilluar me dyer te mbyllura, agjenti i kargos i cili dyshohet se ka informuar grabitesit për lëvizjen e parave,  ka mohuar akuzat ndërsa mësohet se në banesë atij i është gjetur një shumë rreth 100 mijë euro.

Hasan Kanaçi është personi i 7 i arrestuar si pjesë e banesës së Muratajt që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Klement Çala dhe Aleks Pepa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *