Subscribe

Arrest me burg për pesë punonjëset e qendrës rezidenciale në Shkodër. Ky ishte vendimi i dhënë ketë te premte nga Gjykata e Shkalles se Pare për personelin qe dyshohet te jete përgjegjës për skandalin e abuzimeve seksuale me te mitur.  Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura. Ish-drejtoresha e qendrës Albana Llazani, dhe punonjëset Rafaela Camaj, Shpresa Nishani, Najada Rramolli dhe Violeta Marku, akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe keqtrajtim të miturish. Vendimi i Gjykatës erdhi pasi Prokuroria paraqiti si prova aktet e ekspertimit mjeko-ligjor per tre vajza, si dhe përgjime ambientale e telefonike. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se të akuzuarat kane mohuar te gjitha akuzat. Te enjten, vajzat e dhunuara seksualisht dëshmuan në Prokurori ku thane se abuzimi ka ndodhur brenda jetimores. 35 fëmijëve me statusin jetim, do t’iu ribëhet kontroll i plotë fizik. Burime nga Prokuroria sqarojnë se fëmijët me të cilët ishte abuzuar seksualisht, kishin edhe shenja dhune në trup. Kjo e ka shtyrë organin e akuzës, të kryejë një hetim të plotë për gjithë të miturit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *