Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi te lere ne burg Fadil Kasemin, 53 vjecarin i cili vrau tre ditë më parë ish-bashkëshorten Fildes Hafizi.

 

Në seancën e masës së sigurimit Kasemi nuk tha asgjë para trupit gjykues, ndërsa nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.

 

Organi i akuzës kishte dorëzuar më herët kërkesën, ku ndaj 53-vjeçarit është ngritur akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, qe sipas Kodit Penal  dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë, ajo e armëmbajtjes, e cila dënohet nga 5 deri në 15 vite dhe akuza e tretë ajo e rrëmbimit, ose mbajtja peng e personit, e cila dënohet në 5 vite heqje lirie.

 

Pas krimit të rëndë, 53-vjeçari i doli përpara me armën në dorë një furgoni duke kërkuar qe te largohej nga vendi i ngjarjes.

 

“Gjatë udhëtimit drejtuesi i furgonit  ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr. 1 në Tiranë. Ai e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet policisë, ku u arrit të bëhej arrestimi i Fadil Kasemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *