Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, të akuzuarin  për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

 

Sipas akuzës, Shtraza është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kjo pas ngjarjes së fundit me rrëmbimin e Gazmend Çollakut, ndaj dhe u kërkua dënimi i tij me burgim të përjetshëm.

 

Denis Shtraza u akuzua sëbashku me Ervin Dalipajn ish-punonjës i policisë, i cili u vra gjatë një atentati në prill të këtij viti te mbikalimi i Sukthit. Denis Shtraza asnjëherë nuk pranoi akuzën, madje ai pretendonte se me Çollakun kishin miqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *