Nga Blerina Cene
Burg pa afat vendosi Gjykata e Posaçme për tre zyrtarët e arrestuar të policisë dhe një tjetër të shpallur në kërkim.
Shefit të krimeve të komisariatit të Himarës Shkëlzen Ruskës, atij të Lushnjes, Ervis Alisinanajn dhe për Erdit Hazizajn që është tërhequr nga policia për t’u marrë me politikë do t’u duhet të qëndrojnë të izoluar në qeli. Ky i fundit u largua nga policia në vitin 2022 për t’iu përkushtuar politikës si kandidat i Sali Berishës në Bashkinë e Roskovecit në vendoret e 2023.
I njëjti vendim vlen edhe për shefin e Policisë Kufitare të Sarandës, Elvis Dërvishi nëse autoritetet ia dalin ta vënë përballë përgjegjësisë ligjore.
Ai dyshohet se ka kryer trafik droge dhe shpërdorim detyre si grup kriminal akuza këto që rëndojnë mbi të gjithë policët. Ndryshim bën Shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes Ervis Alisinanaj, i cili akuzohet edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Sipas prokurorisë së posaçme, ata janë autorë të krijimit të një skeme të mirëfilltë kriminale, me role të mirëpërcaktuara, si pjesëmarrës të një grupi kriminal. Anëtarë, thotë SPAK janë edhe kultivuesit dhe trafikantët e kanabisit, të cilët kishin blerë heshtjen e zyrtarëve policorë në mënyrë që këta të fundit tu shërbenin duke u lejuar shpërndarjen e drogës në shtetin fqinj, Greqi përmes kufijve tokësorë.
Organi i posçëm i akuzës deklaron se ka dokumentuar që aktiviteti kriminal i organizatës është i shtrirë në një hark kohor 3- vjeçar, nga 2019- 2021. ata shotën tonelata hashash me vlerë 1.7 milionë euro.
Ndërsa, Operacioni i së shtunës në mbrëmje përfshiu 6 qytete, Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.
Kokat e këtij grupi kriminal sipas prokurorisë që i hetoi, dyshohet se janë 2 trafikantët, Kristi Qirizi dhe Eldian Allushi, ndërsa të përfshirë janë edhe italianë, të prangosur më herët në Greqi për drogë.
/vizionplus.tv





