Subscribe

Nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Durrësit ka nisur seancat e masave të sigurisë për tre të dyshuarit si vrasës me pagesë: Gazmend Dervishi, Bruno Shehu e Dritan Nikolli. “Arrest me burg deri në përfundim të hetimeve” ishte vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit për tre të akuzuarit si vrasës me pagesë, të arrestuar disa ditë më parë në qytetin bregdetar. Asnjë prej familjarëve të tyre, nuk është lejuar të marrë pjesë në gjyq. Prokurorja e çështjes Alma Felaj, ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të informacioneve sekrete. Tre personat e arrestuar nga policia, nuk kishin marrë mbrojtës, ndaj atyre iu është caktuar avokat kryesisht nga Gjykata. Nga hetimet mësohet se krimi i parandaluar të martën në Manzë, e ka zanafillën në një përplasje të hershme mes grupeve kriminale qe merreshin me trafikun e drogës. Sipas policisë, aktiviteti i dy bandave ishte i përqendruar kryesisht në Itali, Spanje e Holandë dhe konfliktet nder vite për zonat e influencës kanë prodhuar disa ngjarje te renda kriminale.
Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehun dyshohet se janë paguar nga një prej grupeve kriminale për ekzekutimin e radhes, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ata të jenë pjesë e bandës së narkotrafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *