Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të hënë arrest me burg për Enejt Shytin, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia. Të njëjtën masë, togat e zeza caktuan edhe për tre bashkëpunëtorët e tij, Xhuliano Visha, Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi.

 

Enejt Shyti ka pranuar që të ndihmojë drejtësisë duke fituar statusin e bashkëpunëtorit. Të katër të arrestuarit akuzohen për vrasje me paramendin e kryer në bashkëpunim, krim që dënohet deri me burgim të përjetshëm.

 

Me kokën ulur dhe me maskë anticovid, autori i krimit është shfaqur në Gjykatë  per tu njohur  me vendimin ndaj tij.Xhuliano Visha ka folur para gjykatës duke thënë se jo të gjitha çka ka deklaruar përpara hetuesve eshte e vërtete.Ai ka thene se e njeh Shytin pasi janë nga e njëjta zonë, por më shumë kishte shoqëri me vëllain e ekzekutorit, raporton Vizion Plus.

 

Ndërsa Leonar Xhixha dhe Skender Vathi, dy kusherinjtë kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ishte Enejt Shyti ai që zbuloi emrat e bashkëpunëtorëve. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka vrarë për 50 mijë euro Sofinë por nuk ishte paguar për punën e kryer. Familjarët e të arrestuarve janë marrë në mbrojtje nga policia, e cili po heton për zbardhjen e emrit të urdhëruesit të atentatit.

 

Gjykata ka prova që implikojnë autorin si dhe pamjet e kamerave te sigurisë, përgjigjën e ADN si dhe tabulatet telefonike. Në celularin e Shytit është gjetur një sms me tekst ‘sapo doli’  dhe mendohet se bëhet fjalë për lëvizjet e viktimës.

 

Nga ana tjetër, kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin që çalonte, por sipas prokurorisë ky veprim eshtebërë nga Shyti për të humbur gjurmët. I riu u kap nga policia në Mal të Zi.

 

Ndërkohë policia ende vijon kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit që është përdorur për të vrarë Behar Sofinë, armë që sipas autorit e ka hedhur në lumin Lane.

 

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si një nga bosat e heroinës u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *