Kronikë
Burg për vrasësin e ish-kryeplakut

Lihet ne burg 58-vjeçari Fatmir Cenaj per vrasjen e ish-kryeplakut te fshatit Rehove, Jonuz Banaj 57 vjeç. Masa e sigurisë eshte dhene nga Gjykata e Beratit paraditen e kësaj te shtune. Kryetarja e trupit gjykues e cilësoi te ligjshëm arrestimin, duke dhëne masën burg pa afat ndaj autorit. Fatmir Cenaj akuzohet per vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohe, autori ka shprehur pendim dhe ka kërkuar falje per krimin. Pak dite me pare Fatmir Cenaj qëlloi me arme ndaj bashkëfshatarit te tij, ne fshatin Rehove te Skraparit per nje konflikt pronësie. 57-vjeçari ndërroi jete ne Spitalin Ushtarak.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




