Subscribe

Te arrestuarit për tonelatat e drogës qe u kapen pak dite me pare, do te qëndrojnë ne qeli deri ne përfundim te hetimeve. Ky është vendimi i Gjykatës se Vlorës e asaj te Krimeve te Renda. Dy punonjësit e policisë, kryeplaku i fshatit Drithas dhe pese te prangosurit e tjerë janë njohur këtë te hënë me masën e sigurisë. Njeri nga Inspektoret është lënë i lire per t’u hetuar ne masën ‘detyrim paraqitje’. Ne fshatin Drithas uniformat blu zbuluan një sasi rekord hashashi, afro 15 tone. Me herët, Gjykata e Krimeve te Renda caktoi masën e sigurisë per pese te arrestuarit qe u kapen me ngarkesën 1.3 tonë drogë në Kavajë. Ata u lanë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

I pari që doli para trupit gjykues ishte Jani Sadikaj. 18-vjeçari theksoi se së bashku me Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh dhe Roland Hysenbelliu, kishin ngatërruar rrugën në hyrje të Synej të Kavajës dhe se destinacioni final ishte Tirana. Por pavarësisht pretendimeve, prokurori Dritan Premçi tha se automjeti tip “Land Rover” ku u gjet sasia e drogës drejtohej nga 18-vjeçari Sadikaj.

 

Ndërkohë Erges Sina i shpallur ne kërkim, i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në një vrasje ka qene pjese e grupit. Teksa paraqiti prova për tre të pandehurit e parë, prokurori kërkoi që pronari i automjet tip “Land Rover”, i cili sipas dokumentacionit rezulton te jete Aristotel Kasaj të mbahet në burg deri në qartësimin e rrethanave te ngjarjes. Kasaj pohoi se kishte bërë 3 herë denoncim ne policinë e Vlorës, pasi blerësi Erges Sina e nipi i tij Jani Sadikaj, nuk e kishin kaluar pronësinë në emër të tyre. Në të njëjtën situatë u gjend edhe Arvis Muçaj, i cili kishte blerë makinën 5 muaj më parë, por më pas ia kishte kthyer të zotit Arsitotel Kasaj. Për trafikun e drogës janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *