E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Burg për të arrestuarit e “Limit”, 24 anëtarë në pranga e 7 në kërkim

24 anëtarët e 4 grupeve kriminale që u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar me emrin “LIMIT, kanë dalë përpara gjykatës së Krimeve të Rënda, mëngjesin e kësaj të shtune.

 

Seancat u zhvilluan me dyer të mbylluara ndërsa të arrestuarve për trafik droge e grup të strukturuar kriminal iu është komunikuar akuza e arrestit me burg që është marrë më parë për ta në mungesë.

 

Reklamë

Megjithë pretendimet e mbrojtjes, gjykata la në burg 21 persona, ndërsa vendosi arrest shtëpie për vetëm tre prej tyre: Bektash Zenelin, Agron Manken dhe Fejzo danen.

 

Krahas listës së gjatë me 24 persona të prangosur, 7 persona të tjerë, mes tyre edhe shtetasi turk  Rexhep Ipek me banim ne qytetin e Durrësit, vijojnë të jenë në kërkim.

 

4 grupet e operacionit LIMIT trafikonin kanabis, kokainë dhe heroinë drejt vendeve të bashkimit europian, ndërsa farat  e hashashit që kultivonin në shqipëri, importoheshin nga Hollanda.

 

Gjatë 3 viteve të fundit, autoritetet greke kanë arrestuar 34 persona në kuadër të këtij operacioni.

 

Gjithashtu këto grupe kriminale mundësonin kalimin e paligjshëm të emigranëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga shteti grek drejt shqipërise, me pas ne Malin e zi me destinacion final vendet e bashkimit europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë