Subscribe

Kokë ulur dhe duke u munduar të fshehin fytyrën, Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri , dolën para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Të akuzuar se kanë driguar e më pas përdhunuar një vajzë 26 vjecare, ata janë lënë në burg.

 

Në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hektor Sinanaj u dha masa e sigurisë arrest me burg në mungesë edhe për Gentjano Mehmetin, për të njëjtat akuza.

 

I përfshirë në ngjarjen e rëndë është sipas prokurorisë edhe një person i katërt, Vilion Kapaj, edhe ai në arrati. Kapaj akuzohet për “Nxitje të përdorimit te drogës” ndaj vajzes 26 vjecare. seanca për të do të zhvillohet pas dy ditësh.

 

Në gjykatë ndërkohë ishin sot edhe aktiviste të shoqërisë civile, që mbanin bluza me mbishkrimin ” ndal dhunës ndaj grave”.

 

Protesta e tyre erdhi pasi një biznesmen 57 vjecar kërcënoi një gazetare e cila raportoi mbi ngjarjen tronditëse. Për pasojë, ai është proceduar në gjendje të lirë nga policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *