Dy të arrestuarit e operacionit të së shtunës, do të qëndrojnë në burg pa afat me vendim të Gjyaktës së Posaçeme Antikorrupsion.
Në pranga kanë përfunduar Flodian Plaku dhe ish-shefi i krimeve Rezart Kuçi.
SPAK nga hetimet kishte zbardhur dy atentate mafioze të ndodhura pesë vite më parë.
Bëhet fjalë për vrasjen e Gentjan Qarrit më 6 shkurt dhe ekzekutimin e Bledar Birçajt më 10 mars të vitit 2021 të cilat sipas prokurorisë ishin kryer nga grupi i Inez Hajrullës.
Nga tetë urdhërarresteve mes të cilëve edhe vetë Hajrulla, vetëm 2 kanë përfunduar pas hekurave./vizionplus.tv





