Arrest me burg ishte masa e dhënë nga Gjykata e Tiranës për noteren Rezarta Koçi, e arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e 2 milionë euro përmes mashtrimit.

 

Pre e mashtrimeve të 40-vjeçares ishin kryesisht pronarët e pasurive të paluajtshme. Në bazë të hetimeve mësohet se ajo kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë e saj personale.

 

Ishin vetë qytetarët, të cilët e denoncuan pasi nuk arritën që të merrnin paratë nga shitjet e pronave. Hetimet vijojnë pasi ka dyshime se noterja kishte edhe bashkëpunëtorë të tjerë në skemën e saj të mashtrimit.

 

Kujtojmë se më 5 nëntor të vitit të kaluar, noteres iu vu tritol në makinë por pa të lënduar.

 

Gjithashtu në vitin 2020 ministria e drejtësisë filloi një hetim për koçin pas kallëzimit të një qytetari tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *