E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Burg për një kotec pulash!

Të dënohesh për një kotec pulash. Kjo është historia e pazakonte e një 61-vjeçari në Libofshë të Fierit, i cili prej tetë muajsh po përballet me drejtësinë, pasi kishte rindërtuar pa leje murin e kotecit të pulave. Caci Dhamo tregon se fillimisht u dënua me tre muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje në 2 muaj. Dënim të cilin Gjykata e konvertoi në 150 orë punë në shërbim të komunitetit. Caci dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i kotecit të shpendëve u ka sjell ters. Ndërsa Avokati i tyre, Ilir Dushi ironizon procesin 8 mujor kundër çiftit nga Libofsha, duke përmendur edhe kostot e gjyqit që duhet të paguajë shteti. Hetimi kundër Dhamos kane nisur shtatorin e vitit që shkoi, pas denoncimit të një fqinji.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë