E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Burg për Mirald Metallarin: Nuk doja ta vrisja babanë

I  penduar për krimin e rende, 21-vjeçari Mirald Metallari u paraqit mëngjesin e se enjtes ne Gjykatën e Krimeve te Renda. Ai tha se përpara se ta qëllonte per vdekjen te atin, ishte grindur me te.

 

“Nuk mund te kthej pas historinë, e di qe shkatërrova familjen dhe i mora jetën shtyllës se familjes qe kujdesej gjithmonë per ne”. Këto kane qene fjalët qe Metallari ka shqiptuar përpara trupit gjykues.

 

Reklamë

Krimet e Renda vendosen ta lene ne burg pa afat Mirald Metallarin per vrasjen e babait 55-vjeçar Miftar Metallari, i cili ishte punonjës i policisë se shtetit dhe plagosjen e nenës se tij Nurie Metallari. Gjykata ka kërkuar nga ana tjeter te behet ekspertiza mjekësore per te pare gjendjen mendore te 21-vjeçarit.

 

Krimi i rende ndodhi ne banesën e familjes Metallari ne Bathore. Miraldi pas debatit me te atin për ndërtimin e nje muri ne shtëpi, rrëmbeu armen e tij te shërbimit tip pistolete dhe qëlloi disa here. Adresa Miftar Metallari mbeti i vdekur ne vend bashkëshortja e tij dhe nene e Miraldit u plagos, pasi tentoi te shuante sherrin. Familja përgatitej per dasme pasi njëra nga vajzat do te martohej ne gusht.

 

 

Më shumë video

Reklamë