E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Burg për Mario Ribajn, vrau bashkëmoshatarin e tij

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Marjo Ribaj dhe Endri Pangon, të akuzuar për vrasjen e një bashkëmoshatari në Vranisht të Vlorës. Ribaj akuzohet për vrasjen e 23-vjeçarit Fabio Veizaj, ndërsa Pango si bashkëpunëtor i tij. 23-vjeçari Veizaj u qëllua me armë zjarri mesditën e së premtes pranë shtëpisë se tij. Nga hetimet, rezultoi se shkak i krimit ishte bërë shit-blerja e një automjeti. Gjatë marrjes në pyetje, përpara prokurorëve Ribaj deklaroi se viktima nuk ia kishte shlyer të gjithë shumën e parave që i detyrohej.

Vazhdo të lexosh

Reklamë