E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Burg për “Lulet e Pranverës”, trafikantët në qeli deri sa të mbërrijë dosja nga Italia

Gjykata e Vlorës masën e sigurisë burg me afat 40 ditë për gjashtë te arrestuarit ne  aksionin e përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

 

Reklamë

Luka Beqiraj, Bilbil Kabelo, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj dolën para gjykatës për tu njohur me vendimin e togave te zeza.

 

Prokurori i çështjes kërkoi këtë masë deri në mbërritjen e dosjes nga Italia, pasi  personat janë arrestuar me një letër porosi nga shteti italian.

 

Gjatë seancës, avokatët mbrojtes kërkuan ndryshim të masës së sigurisë.

 

Një pjesë e tyre kërkuan ekstradim, ndërsa një pjesë tjetër kërkuan masë sigurie më të lehtësuar.

 

Mbi të arrestuarit e operacionit të koduar “ Lulet e Pranverës” rëndon akuza për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

 

Superoperacioni i policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane u finalizua me goditjen e kater grupeve kriminale të trafikut te drogës ndersa ne total u arrestuan 27 peronsa.

 

Hetimet nisen në vitin 2016-te, pas sekuestrimit të disa sasive te medha te hashashit qe ishte nisur nga Shqiperia.

 

 

Më shumë video

Reklamë