Gjykata Supreme e Spanjës ka refuzuar të mërkurën ankesën e futbollistit Lionel Messi duke lene ne fuqi vendimin e një gjykate rajonale për të dënuar me 21 muaj burgim argjentinasin për evazion fiskal.

 

Por dënimi mund të konvertohet edhe në nje gjobe deri ne 2 mln euro.

 

Messi, që nga shumë konsiderohet si futbollisti më i mirë I të gjithë kohërave, është dënuar në korrik të vitit të kaluar për shkelje ligjore të bëra në vitet 2007-2009, shkruan Insider.

 

Avokati i tij nuk ka qenë i gatshëm për të komentuar vendimin e gjykatës.

 

Sidoqoftë, ligjet në Spanjë lejojnë të dënuarit me më pak se 2 vite burgim që të shmangin dënimin me burg.

 

Edhe babait të tij, Jorge, i është dhënë një dënim prej 21 muajsh, por më vonë i është reduktuar në 15, shkruan The Sun.

 

Messi dhe babai i tij kanë fshehur taksa në vlerë prej 4.1 mln euro, shkruan mediumi britanik, duke iu referuar medieve spanjolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *