Subscribe

Prokurorja speciale e dorëhequr në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim si e dyshuara e tretë në rastin “zhvatja”.

 

Ky ishte vendimi i gjykatës penale pas një seance që zgjati më shumë se 4 orë. Janeva ka të drejtë të ankimojë vendimin përmes avokatit.

 

Paraburgimi i Katica Janevës vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Prokurori publik Ljubomir Joveski sqaroi se janeva  ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe për persona të tjerë.

 

Sipas akuzes, prokurorja speciale ka ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit për biznesmenin Jordan Kamçev I dënuar për rastin “Perandoria” dhe zëvendësimin me masën e arrestit shtëpiak.

 

Për dosjen “Zhvatja”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski I njohur si Boki13 dhe Zoran Milevski.

 

Ata dyshohet se kanë arritur që në muajin shkurt të këtij viti t’i marrin biznesmenit Kamcev një milion euro dhe t’i nxjerrin ato me një valixhe nga shtëpia e tij, ndërsa 500 mijë euro i kanë marrë nga gruaja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *