E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Burg për grupin e Dervenit

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit me burg, për të konsideruarit organizatorë të grupit kriminal dhe investitor të magazinës së kanabisit në Derven të Krujës, ku u sekuestruan 1.3 tonë hashash. Kujtim Rexhepi, Erald Bardhoku, Gazmir Gjokea, Nilson Gega, Gjovalin Gjokea dhe Aurel Gjokea, do te qëndrojnë ne qeli deri ne përfundim te hetimeve. Gjate operacionit u arrestuan 11 persona ndërsa një ditë më parë, Krimet e Rënda liruan të miturin 16-vjeçar. Ai tha para Gjykatës se kushtet ekonomike kishin detyruar të punonte për Kujtim Rexhepin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë