Subscribe

Gjykata e Tiranës la në burg efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili grabiti një taksist në nëntor të një viti më parë. Eduart Budini pranoi krimin para trupit gjykues, ndërkohë që shprehu pendesë duke argumentuar se bëri grabitje në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të problemeve financiare, por edhe familjare. Efektivi i FNSH tha se shkoi për t’i kërkuar falje taksistit, por nuk kishte arritur të kontaktonte me të. Në nëntor të 2015 efektivi i FNSH grabiti një taksist në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë. E gjithë skena u xhirua nga kamerat e vendosura në automjet. Nën kërcënimin e armës, Budini i mori paratë e xhiros ditore taksistit, ndërkohë që tentoi t’i merrte dhe unazën e martesës, por hasi në rezistencën e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *