Subscribe

Gjykata e Posacme ka vendosur te lere ne qeli te arrestuarit si pjese e grupit te strukturuar kriminal mes te cileve ish- kreun e operacionales Oltion Bistri, prokurorin e Kukesit Xhevahir Lita dhe biznesmenin Pellumb Gjoka.

 

Ata kane mohuar akuzat ne sallen e gjyqit duke rrezuar pertendimet e SPAK qe i implikon ne nje seri krimesh te renda deri tek porositja e disa atentateve mafioze. Mesohet si biznesmeni Pellumb Gjoka ka thene se nuk ka perdorur kurre aplikacionet e permenduar nga organi i akuzes per te komunikuar.

 

Edhe avokati i tij Ylli Manjani ka thene se nuk ka asnje prove per ta mbajtur ne burg Gjoken.

 

Nje dite me pare policia publikoi pamjet e operacionit ku gjate kontrolleve dhe pas arrestimit te ekpsonenteve te grupit u gjeten arme, maska dhe radio policie, si dhe shuma te medha ne leke dhe valute.

 

Prokuroria e Posacme pretendon se pergjimet e komunikimeve dhe zbërthimi i aplikacioneve fundosën grupin kriminal qe kishte realizuar disa vrasje dhe porositur disa te tjera. Po sipas SPAK Pëllumb Gjoka rezulton t’i ketë kërkuar realizimin e vrasjeve Behar Bajrit. Në listen zezë të biznesmenit ishte përfshire edhe Kleant Musabelliu efektiv I burgjeve.

 

Nga bisedat e transkriptuara nga ekspertët francezë të aplikacioneve SKY, mësohen edhe shumat që do paguheshin për ekzekutime që shkonin deri në 110 mijë euro. Pjestaret e grupit ku benin pjese edhe prokurori i Kukesit Xhevahir Lita e ish-drejtuesi I forces operacionale Oltion Bistri akuzohen për 11 vepra penale, nga vrasja me paramendim, korrupsion, trafik droge e deri tek grup i strukturuar kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *