E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Burg për “fajtorët e Rinasit”

Gjykata e Krimeve të Rënda rivlerësoi masat për 5 të ndaluarit në lidhje me grabitjen e 1 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Pas më shumë se 2 orësh shqyrtim, Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Karafilin Shef i Stacionit të Kompanisë ICTS, për shoqëruesin e vlerave monetare Kujtim Picari, si dhe per Fadil Jonuzaj dhe Bledar Blloshmin, agjentë të sigurisë në kompaninë ICTS që të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Për Drejtorin e Shërbimeve Aero-portuale në Rinas, Vangjel Nikolla Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Prokuroria e Krujës shpalli moskompetencën për dosjen e grabitjes, duke ia kaluar atë krimeve të rënda kjo dhe për faktin se dyshohet se grabitja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton dhe dosjen e grabitjes së bankës në afërsi të Stacionit të Trenit, por edhe atë të vlerave monetare në Qafë Kashar, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me të njëjtin grup kriminal.

Më shumë video

Reklamë