Subscribe

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë per tre autoret e vjedhjes ne bankën e nivelit te dyte ne zonën e ish-Bllokut. Per Robert Kullen u caktua masa e arrestit 30 dite burg, ndërsa per dy autoret e tjerë Roland Liti 37 vjeç dhe Alan Babamato 23 vjeç, u vendos arrest me burg pa afat. Asnjë nga autoret nuk e ka pranuar akuzën. Ata janë përpjekur te shfajësohen. Roland Liti është shprehur ne sallën e gjyqit, se ditën e vjedhjes se bankës ka patur vitlindjen e vajzës dhe me pas është larguar për ne Malin e Zi, se bashku me Alan Babameton. Me tej ai hodhi poshtë edhe pretendimin e akuzës se janë gjetur shenjat e gishtërinjve ne vendngjarje. Hetimet e mëtejshme prite te hedhin me shume drite lidhur me përfshirjen e tyre ne ngjarjen spektakolare, vjedhjen e bankës ne zemër te kryeqytetit. Gjate arrestimit nga policia, autoreve u është gjetur ne banese nje sasi e konsiderueshme parash dhe valute qe mendohet te jene vjedhur ne bankën e nivelit te dyte. Sipas te dhënave ne kasafortën e bankës u vodhën ne total rreth 20 milion leke. Autoret fillimisht kishin kryer gërmime ne bodrumin e një pallati, ku ishin zyrat e bankës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *