E premte, 6 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Burg për biznesmenët e drogës

Gjykata e Krimeve të Rënda dha këtë të premte masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenët e arrestuar një ditë më parë nga policia e kryeqytetit, gjatë operacionit të koduar “Ballkani”. Të pandehurit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Deri në përfundim të hetimeve, pas hekurave do të qëndrojnë Jurgen Molla, bashkëpronar në firmën e ndërtimit “Molla Sh.p.k”, Nuredin Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë, Shyqyri Kotorri, Lulzim Qorri, Denis Sinameta dhe Blerim Ukimeraj. Sipas Prokurorisë, Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani, dyshohet të jenë në rolin e financuesit dhe të organizuesve të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë