Subscribe

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur masën “arrest me burg” për Roland Kryemadhin, i cili u arrestua para pak ditëve në Kamëz, pasi kërcënoi me një armë lodër policinë.

I riu me origjinë nga Dibra njihet edhe si besimtar radikal, madje në Gjykatë ai tha se nuk ka nevojë për avokat pasi e mbron Allahu.

Në fund të seancës, avokati i tij mbrojtës tha se ngjarja është hiperbolizuar nga media, pasi në banesë nuk i kanë gjetur asnjë armë zjarri, por vetëm një thikë.

Pala mbrojtëse kërkoi arrest shtëpie duke shtuar se familja Kryemadhi ndodhet në një varfëri të madhe dhe me arrestimin e tij, kjo familje do të rrënohet.

Efektivët blu kishin shkuar në banesë për të shoqëruar 37-vjeçarin në Gjykatë pasi ndodhej në arrest shtëpie. Kryemadhi kishte dalë nga banesa për të blerë tek marketi lagjes dhe kur është përballur me policinë ai i ka dhunuar dhe është futur në shtëpi ku i ka kërcënuar se nëse nuk largohen do ti vrasë.

I arretuari ishte dënuar më përpara me arrest shtëpie për dhunë në familje dhe keqtrajtim të fëmijëve. Babai i tre vajzave nuk pranonte ti shkollonte ato duke thënë se fëmijët e tij i mëson Allahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *