E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Burg për atentatorët e Vaqarrit

Pas atentatit të dështuar ndaj të dënuarit Gazmir Daci, në burgun e Vaqarrit, të dyshuarit si autorë të kësaj ngjarjes Ergys Kolaveri dhe i kushëriri i tij Enea Ceka do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës ndaj dy autorëve, të cilët akuzohet se plagosën me armë të dënuarit Lili Dulja, në tentativën e dështuar për të vrarë të dënuarin tjetër Gazmir Daci. Vetë i pandehuri Kolaveri nuk i pranoi akuzat në sallën e gjyqit, duke sjellë si alibi se në momentin e atentatit ishte duke pirë kafe te lokali i lagjes. Nga ana tjetër avokati i Kolaverit theksoi se e gjithë historia është një telenovelë e sajuar, pasi Gazmir Daci nuk ka qenë fare në ajrim në momentin që është qëlluar nga jashtë burgut. Pritet që dosja e Ergys Kolaverit dhe Enea Cakës të kalojë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi gjakmarrja i kalon për kompetencë këtij organi. Sipas policisë në nëntorin e vitit të kaluar Gazmir Daci ka vrarë vëllain e Ergys Kolaverit, Valmirin, gjatë një sherri në zonën e Bathores dhe dyshohet se atentati i Vaqarrit ka lidhje pikërisht me këtë ngjarje, pasi dy familjet janë në hasmëri prej me shumë se 6 muajsh.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video