Subscribe

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Tiranës drejt Gjykatës për protestuesit e arrestuar të Unazës së Re. Organi I akuzës ka kërkuar që për 6 nga të arrestuarit të jepet masa “arrest me burg. Kërkesa është bërë nga prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Ndini Tavani.

 

 

KERKOJME ARREST ME BURG

11.Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Fluturim Goleci, I biri I Rexhepit dhe Sadetes, I dtl.20.05.1988, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane Paskuqan 2.
12.Caktimin e masës së sigurimit “ arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
13.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Ruzhdi Daci, I biri I Dukagjinit dhe Xhevahires, I dtl.01.06.1965, lindur ne Diber dhe banues ne Unaza e Re, banese private.
14.Caktimin e masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
15.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Marsel Velillari, I biri I Mbarimit dhe Lindites,I dtl.12.03.1990, lindur ne Pogradec dhe banues ne Tirane prane Televizionit Klan.
16.Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
17.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Dorjan Protoduari, I biri I Florit dhe Lindites, I dtl.03.09.1988, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane rruga teodor Keko, banese private.
18.Caktimin e masës së sigurimit ‘ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
19.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Amarildo Sinanaj, I biri I BExhetit dhe Lumturijes, I dtl.04.02.1988, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, rruga Teodor Keko, banese private nr 27.
20.Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
21.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Shpati Bilbilaj, I biri I Hyso dhe Lumturise, I dtl.20.08.1987, lindur ne Tirane dhe banues ne Tirane, Unaza e Re, rruga Fejzi Hizmo, banese private.
22.Caktimin e masës së sigurimit “ arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

 

Arrestimi i ketyre shtetasve duhet të vleftesohet i ligjshëm për shkak se:

  1. Ekzistojnë kriteret për arrestimin në flagrancë parashikuar nga neni 251/2 i Kodit të Procedurës Penale.
    2. Arrestimi i tij është bërë në gjendje flagrance në bazë të nenit 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, menjeherë pas kryerjes së veprës penale .
    3. Kërkesa për vleftësimin e arrestit është paraqitur në gjykatë, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga çasti i arrestimit,

Gjithashtu, ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme e të veçanta, të parashikuara nga nenet 228, 229 e 230/1 të Kodit të Procedurës Penale për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të arrestuarit , per shkak te mekanizmit te kryerjes se vepres penale, rrezikshmerise se autoreve dhe te veprave penale, pasojave te ardhura .
Nga sa me siper rezulton se egzistojne kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, , 238 dhe 234 , te K.Pr.Penale, per caktimin e mases se sigurimit detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore , dhe arrest ne burg dhe me konkretisht:
1. Egziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se shtetasit e arrestuar , kane kryer vepren penale te parashikuar nga nenet 236/2, 237 , 262 dhe 274 te K.Penal. Ky dyshim mbeshtetet ne :
• Procesverbali i arrestimit ne flagrance
• Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes
• Raportet e sherbimit te punonjesve te policise se shtetit
• Procesverbalet e kallezimit te vepres penale

  • Procesverbalet e deklarimit te personave qe kane dijeni per vepren penale
    • Procesverbalet e sekuestrimit te proves materiale
    • Procesverbalet e kqyrjes se pamjeve filmike
    • Vendimet per kryerjen e akteve te ekspertimit mjekoligjor , kimik dhe per faktoret plotesues te qitjes.
    • Nuk egzistojne shkaqe padenueshmerie apo te shuarjes se vepres penale, shtetasit e arrestuar jane madhor dhe i pergjegjshem perpara ligjit
    Shtetasi Erald Muçaj, i datëlindjes 21.08.1996, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas raportit të shërbimit të punonjësit të policisë Elton Shuli, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke shtyrë dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Pasi është verifikuar në rrugë operative se ky shtetas punonte si kamarier pranë Hotel Brodëay Tiranë, është bërë shoqërimi i tij për në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Shtetasi Dorjan Protoduari. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas kundërshtonte punonjësit e policisë, duke hedhur sende të ndryshme si kapsolla, tymuese etj. dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja, nga ambjentet e Spitalit të Traumës.

Shtetasi Amarildo Bexhet Sinanaj. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Jorgo Qirici, Anton Gjeci, Shpëtim Karaj, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është bërë shoqërimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Shtetasi Shpati Hyso Bilbilaj. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Jorgo Qirici, Anton Gjeci, Shpëtim Karaj, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është bërë shoqërimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Shtetasi Ali Tahir Nalic, i datëlindjes 03.09.1983, lindur në Kukës, banues në Tiranë tek ish Uzina e Autotraktorëve. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Nd/specialist Grisild Kariq dhe Shkëlqim Tola, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, si dhe ka bërë thirrje për tu futur në Parlament. Pas përfundimit të protestës, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Shtetasi Ruzhdi Daci, i datëlindjes 01.06.1965. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas kryente veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr. 3.

Shtetasi Alban Qemal Ahmetcenaj, i datëlindjes 30.09.1982, banues në zonën e Unazës së Re. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas qëllonte kordonin e policisë, duke hedhur kapsolla e tymuese dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja.

Shtetasi Paolo Arjan Ahmetcenaj, i datëlindjes 03.07.2001, banues në zonën e Unazës së Re. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas qëllonte kordonin e policisë, duke hedhur kapsolla e tymuese dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja.

Shtetasi Lulezim Dozani. Sipas raportit të shërbimit të punonjësit të policisë të përpiluar nga N/komisar Ylli Çako, datë 22.11.2018, nga ana e tij dhe ndhmës specialistëve të tjerë janë evidentuar dy persona të dhunshëm. Pasi është shoqëruar si person i dyshuar, rezulton se shtetasi Lulezim Dozani ishte pjesëmarrës në protestë, por nuk ka kryer veprime të dhunshme. Pas verifikimit rezultoi se personi i dhunshëm ishte bashkëshortja e tij, shtetësja Erjona Dozani.

Cmojme sa me siper referuar mekanizmit te vepres penale, veprimeve active te secilit prej te arrestuarve dhe pasjoave te ardhura
Sa më sipër, bazuar në nenet 228, 229, 230, 234 , 238 251/1 e 252, si dhe nenet 244/1 e 258/1 të Kodit të Procedurës Penale,

 

Ndërkohe është kërkuar detyrim paraqitje për disa protestues të tjerë, konkretisht: Erald Muçaj, Ali Nalic, Alban Ahmetcenaj Paolo Ahmetcenaj, Lulzim Dozhlani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *