Kronikë
Burg për 20 trafikantët e rrjetit të drogës në Sarandë

Gjykata e Krimeve të Rënda la të pandryshuar masën e arrestit me burg për 20 personat e arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushen e trafikut te drogës.
Nderkohe në kuader te operacionit “Brezi i gjelber” vijojne te jene ne kërkim edhe 6 persona të tjerë.
Hetimet e krimeve të rënda në bashkëpunim me agjensitë e huaja ligjzbatuese zbuluan se grupi kishte trafikuar drejt Greqisë nje ton kanabis si dhe disa kilogramë heroinë e kokainë.
Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




