Lihen në burg Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj, të dy të akuzuar për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. Gjykata e Shkodrës dha këtë të dielë masën e sigurisë për dy të rinjtë.

 

Ata ishin të pranishëm në seancë, por asnjëri prej tyre nuk foli. Avokatët e tyre mbrojtës kërkuan një masë më lehtësuese sigurie, duke qenë se u vetëdorëzuan pas krimit. Por trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën e palës mbrojtëse. 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj plagosi me armë Mentor Hasanajn një javë më parë, teksa ky i fundit udhëtonte me makinë me familjen e tij.

 

Për shkak të të shtënave, u plagos edhe babai i shefit të policisë. Pas ngjarjes, Ilirjan Hasanaj u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu se në momentin e krimit, kishte qenë i pirë. Ai sqaroi se atentati nuk ishte i organizuar dhe se kishte ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër me babanë e tij. Kurse Verzan Bajraktaraj akuzohet se është bashkëpunëtor në krim sepse ka marrë nga vendi i ngjarjes 19-vjeçarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *