Gjyqtari Ibrahim Hoxha, i akuzuar për korrupsion do te qëndroje ne burg pa afat. Pas kërkesës se Prokurorisë, Apeli i Krimeve të Rënda rrezoi kete te mërkurë masën 30 ditore te dhënë nga Shkalla e Pare.
Gjyqtari i Tiranës, Ibrahim Hoxha, u arrestua ne 2 maj, ndërsa në pranga së ra edhe i biri Ledion Hoxha si dhe shtetasit Dritan Jazenxhi dhe Novruz Gajda. Sipas hetimeve, ndërmjetësimin e Gajdas, gjyqtari Hoxha do te jepte nje vendim ne favor te një pale ne procesin qe po shqyrtonte, kundrejt ryshfetit prej 600 mijë lekësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *