E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Burg pa afat Dash Kupes

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Dash Kupën, personin e gjashtë të arrestuar për grabitjen në Qafë Kashar ku u rrëmbyen 3.2 mln dollarë. Dash Kupa është i dyshuar si personi që përplasi makinën me paratë e bankës, e cila më pas u grabit nga pjesëtar te tjerë te bandës.

 

I pandehuri nuk foli para trupit gjykues duke lënë avokatin te njihet me pare me fashikullin e dosjes gjyqësore. Dash Kupa 41 vjeç banues në Tiranë, pjesëtar i familjes Kupa, u kap në 21 shkurt në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë teksa po tentonte të arratisej nga vendi. Deri tani janë arrestuar gjashtë persona për grabitjen në Kashar, ndërsa në kërkim është Admir Murataj, i njohur edhe si koka e bandës që grabiti 3.2 mln dollarë.

 

Reklamë

 

 

 

Më shumë video

Reklamë