E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Sport

Burg me kusht për yllin e Real Madrid, Karim Benzema

Historitë e vitit 2015, kanë rikthyer Karim Benzema në qendër të kritikave, jashtë fushës së blertë.

 

Gjykata e ka dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë futbollistin francez.

 

Reklamë

Sipas vendimit sulmuesi është përfshirë në tentativën e shantazhit ndaj ish-bashkëlojtarit Valbuena me një kasetë me pamje filmike me përmbajtje seksuale.

 

Futbollisti i realit nuk ishte pjesë e gjyqit tre ditor në varsajë, por avokati i tij mohoi çdo akuzë ndaj lojtarit, ndërsa bëri të ditur se Benzema ka folur me valbuenën duke i quajtur kriminel ata që e shantazhonin.

 

 

Por kjo nuk ndikoi aspak në verdiktin final.

 

Për këtë, Benzema u la jashtë kombëtares së gjelave për 6 vjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë